Spinaq (500 gr)

175.00 L

Përshkrim

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidantëve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet. Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorikë dhe përqindje të ulët të yndyrave (100g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori). Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterolinës. 100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira. Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjinerimi makular. Kjo perime me gjethe të gjelbra është butim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çregullimeve të lidhura tek bebet. Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar ruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes. Spinaqi është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncetrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

Informacion shtesë

Peshë 0.5 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Spinaq (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *