Përshkrim
Lakra e vogël e njohur si Lakra e Brukselit, ndoshta futet në listën e ushqimeve më pak të preferuara, veçanërisht nga fëmijët, të cilët nuk rendin pas perimeve. E megjithatë, këto lakra të pafaj janë aq të pasura me vlera ushqimore, sa organizmi do të na e dinte për nder po t’i konsumonim rregullisht. Së pari, lakrat a Brukselit kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale, që i bëjnë këto kokrra të vogla, të nevojshme për tryezën tonë. Ajo mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut. Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës. Burim i pasur fibrash Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat. Ofrojnë Vitaminën K Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë. Ndihmon me detoksifikimin. Luajnë rol anti-inflamator. Lakra e vogël ka aftësi të ulë nivelet e larta të kolesterolit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës që përbën 15% të dozës së rekomanduar ditore, këto perime janë shumë të mira për uljen e kolesterolit. Burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh Një racion me lakër të vogël ju fal vlera pafund. Do të merrni 100% të dozës së rekomanduar të vitaminës K, vitaminë C, vitaminë B dhe një sërë mineralesh të tjera si: zinku, kalciumi, magnezi, kaliumi dhe fosfori.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.