Patate e ëmbël (500 gr)

190.00 L

Përshkrim

Patatja e ëmbël është e pasur me antioksidantë, anti inflamatorë dhe element që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Patatja e ëmbël është ndoshta burimi më i nënvlerësuar i beta karotenit në natyrë, ndaj ajo duhet përdorur mundësisht në një vakt në ditë që të merret një sasi e konsiderueshme e beta karotenit. Në brendësi të patates së ëmbël dominon ngjyra e portokalltë dhe shpesh edhe ajo vjollcë. Por, ngjyra e brendshme e patates vështirë të dallohet nga lëkura. Studimet kanë treguar që patatja e ëmbël ka aftësi superiore për të rritur nivelin e vitaminës A në gjak dhe kjo është një mundësi e çmuar sidomos për fëmijët. Sipas studimeve në 100 gramë patate gjenden deri 1,600 mikrogram vitaminë A që do të thotë se kjo patate mund të plotësojë 35% deri në 90 % të nevojës për vitaminë A. Të mirat e kësaj patate i përjeton më mirë sistemi tretës sepse ajo ul ndjeshëm rreziqet që vijnë nga metalet apo radikalet e lira. Është një ide e shkëlqyer t’i shtoni pak yndyrë gatimeve tuaja me patate të ëmbël, pasi në këtë mënyrë garantoni çlirimin e plotë të beta karotenit në këtë perime. Do të mjaftojë vetëm një minimum prej 3-5 gramë yndyrë në formën e një luge gjelle me vaj ulliri të mirë dhe magjia është gati. Nga ana tjetër, përgatitja në avull e patateve të ëmbla ka avantazhe kundrejt zjerjes apo pjekjes në furrë për shkak se ruan më mirë vlerat ushqimore dhe garanton nivele më cilësore të sheqerit. Patatet e ëmbla janë të pasura në antioksidantë. Gjithashtu ato përmbajnë elementë anti-inflamatorë dhe ofrojnë përmirësime të ndjeshme në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Thellësia e ngjyrës së verdhë apo të portokalltë të patates të ëmbël është direkt e lidhur me përmbajtjen e beta-karotenit. Oranizmi i njeriut është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën A me ndihmën e beta-karotenit që gjendet tek patatja e ëmbël, prandaj ky ushqyes quhet edhe si Provitamina A.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Patate e ëmbël (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *