Rukola (250 gr)

350.00 L

Përshkrim

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Në lashtësi, rukola përdorej për përgatitjen e një ‘ilaçi dashurie’ së bashku me barishte të tjera siç është livandoja. Arugula siç dhe e njohim ndryshe, është nga ato perime që qëndrojnë në piedestal për shkak të shumë vitaminave e mineraleve. Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K. Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo barishte speciale është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër. Në 10 gramë rukola gjenden vetëm 2 kalori. Antioksidantët tek rukola ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut. Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Kjo barishte është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit. Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme. Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave. Ajo ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera forocojnë metabolizmin. Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes.

Informacion shtesë

Peshë 0.25 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Rukola (250 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *