Përshkrim
Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Veçanërisht për konsumuesit e rregullt të tij, asparagu ofron disa të mira shëndetësore vështirë për t’u gjetur në një produkt të vetëm. “Njerëzit duhet patjetër të përfitojnë nga kjo perime, pasi tani është piku i sezonit dhe mund të gatuhet lehtësisht në një sërë pjatash, duke nisur që nga makaronat, në grilë e shoqëruar me sallatë, me karkaleca etj. Duke renditur të mirat shëndetësore që përfitohen prej tij, dietologët ju sugjerojnë 10 arsye pse ju duhet të hani më shumë asparag këtë sezon. Arrini qëllimin për të mbajtur trupin në formë. Mban traktin urinar ‘të lumtur’. Është plot me antioksidant. Përmban vitaminën E. Ndihmon në përmirësimin e humorit. Kundër dhembjeve të kokës nga alkooli. Lufton fryrjen. Është një burim i pasur me acid folik. Përmban shumë vitaminë K. Edhe kundër depresionit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.