Përshkrim
Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina. Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimen djegëse. Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t’u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të ke. Nqë vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve. Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës. Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.