Mashurka te verdha (500 gr)

225.00 L

Përshkrim

Mashurka është e ngjashme me një perime edhe pse i përket familjes bishtajore. Kjo për shkak të pranisë së bollshme të ujit (rreth 90%), e cila e bën atë me pak kalori (17 Kcal për 100 gramë substancë) me përqindje të ulët niseshteje dhe shumë e pasur me fije dietike. Për personat që i konsumojnë shumë rrallë, duhet të dinë vlerat ushqyese të tyre, pasi janë të pasura me proteina dhe fibra, metale dhe vitamina.  Në cipën e tyre janë konstatuar përqendrime flavonesh, të cilat njihen për veti të forta antioksiduese, ndërkohë që lignanet dhe isoflavonet e tyre, njihen për veti antivirale dhe antimykotike. Lëndët që përmbahen në filizat e mashurkave mbrojnë materialin gjenetik të qelizave të lëkurës nga dëmtime si pasojë e ekspozimit në rrezet e diellit. Në lëkurën e mashurkave që mbështjellin kokrrat e fasuleve, gjenden 3-4 herë më shumë antioksidantë se sa te fasulet e thata. Në sajë të pasurisë në fibra, promovon lëvizjet në zorrë dhe për këtë arsye rekomandohet në rastet e kapsllëkut, me kusht që të mos ketë raste të inflamacionit të zorrëve. Konsumi i tyre është i dobishëm kur ju keni tension të lartë të gjakut, diabetit apo kolesterol të lartë, për shkak të efekteve të dobishme të fijeve.

Informacion shtesë

Peshë 0.5 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Mashurka te verdha (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *