Përshkrim
Në mungesë të dritës së diellit dhe të suplementëve që mund të të ndihmojnë, kërpudhat janë mënyra më e mirë për të ngritur nivelet e vitaminës D. Kërpudhat janë gjithashtu burimi i vetëm vegjetarian i vitaminës D (ergosteroli që gjendet tek kërpudha kthehet në vitaminë D kur ekspozohet në dritën e diellit). Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet. Për më tepër kjo vitaminë luan një rol thelbësor për sistemin nervor. Betaglukanët që gjenden tek kërpudhat fuqizojnë imunitetin dhe japin rezistencë më të lartë ndaj alergjive. Seleniumi dhe ergothioneine që gjenden tek kërpudhat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej sëmundjeve kronike. Konsumatorët zakonisht blejnë kërpudha të kultivuara. Ata që njohin kërpudhat kanë fatin të hanë kërpudha të egra, shija e të cilave është e pakrahasueshme. Cilat janë disa prej llojeve më popullore të kërpudhave të ngrënshme. Champignon. Këto kërpudha janë të bardha dhe njihen ndryshe si “butonat e bardhë.” Shija e tyre është e mirë dhe përdoren në shumë gatime. Aroma e kërpudhave Champignon bëhet më e fortë gjatë gatimit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.