Përshkrim
Finoku sigurisht që ka vlera ushqimore, por më shumë përdoret për efektet e tij mjekësore. Është bimë barishtore, që përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina “C” dhe “E” si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale. Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementeve Na, Ca, Ka, Mg etj. Si finoku i egër, ashtu edhe ai i butë përmba¬jnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferen¬cohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë. Finoku i ëmbël ka më shumë anethol e më pak fenchone. Te finoku i egër ndeshet e kundërta. Bimën, pra me dy format karakteristike të saj, përsa i përket bulbit, e kemi në dy forma: të shtypur, të hollë dhe në formë rrethore ose globi. Forma e parë praktikisht më e konsumueshmja në të gjitha mënyrat sipas preferencave, e pagatuar, e zier ose edhe e pjekur. Kjo bimë është shumë e pasur me fitoekstrogjene (flavonoide). Vetë termi gjen shpjegimin nga fjalët “fito” dhe “ekstrogjene”. dmth ekstrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormonet femërore. Në ndryshim me ekstrogjenet femërore, fitoekstrogjenet janë shumë më të dobëta dhe paraqiten me fuqi më të vogël, kështu që zhvillojnë një veprim më të zbutur. Merren në njëfarë sasie, në mënyrë që të jenë kurative, për të lehtësuar gratë gjatë menopauzës, duke i zbutur së tepërmi simptomat. Fitoekstrogjeneve sot po u njihen edhe efektet e mëtejshme mbrojtëse, efekte që kanë të bëjnë me sistemin kardiovaskular, me tumoret e gjirit dhe të vezores, deri frakturat e shkaktuara nga osteoporoza. E gjithë kjo na vë përpara alternativën e furnizimit të trupit tonë me fitoekstrogjene të shtuara prej kësaj bime me vlera e përbërje specifike.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.