Përshkrim
Kastraveci përmban 95% ujë! Kjo do të thotë së ngrënia e tij ju mban të hidratuar dhe zëvendëson sasinë e ujit që ju duhet të pini në ditë. Kastraveci ka një numër të pafund vitaminash dhe mineralesh për të cilat trupi ka nevojë: vitamina K, B dhe C, bakër, potas dhe magnez. Kastraveci përmban gjithashtu polifenole, për të cilat thuhet se ulin rezikun e sëmundejve kronike. Kastraveci mbron trurin sepse përmban anti-inflamator,flavonol, fisetin të nevojshme për trurin dhe kujtesën. Ai gjithashtu mbron qelizat nervore nga plakja. Kastraveci ul rrezikun e kancerit: kujtoni polifenolet që përmendëm më lart. Tek kastraveci ndodhet një lloj i tillë i quajtur lignan ( ponoresinol, lariciresinol dhe secoisolariciresionol) për të cilat thuhet se ulin rrezikun e kancerit në tru, kancerin e prostatës etj. Kastraveci ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme sepse ka pak karbohidrate por ka shumë fibra tretës që në zorrë treten dhe kthehen në xhel e kështu ju ndihmojnë për të ngadalësuar tretjen e si rrjedhojë do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.