Hudhra të njoma (Tufa)

50.00 L

Categories: ,

Description

Hudhra e njomë është pjesë e kurave më të njohura popullore kundër disa problemeve shëndetësore.  Forcon sistemin imunitar: Ky fakt përbën ndoshta një nga avantazhet më të mëdha të hudhrës së njomë. Kjo barishte përmban alicinë, një përbërës i sulfurit që aktivizon të gjithë mekanizmat e përgjumur të mbrojtjes së organizmit tonë. Antibiotik natyral: Hudhra e njomë lufton bakteret dhe inflamacionet e ndryshme, duke e ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. E pasur me hekur: Hudhra e njomë është fantastike për njerëzit që vuajnë nga anemia apo numri në zbritje i rruazave të gjakut. Kjo barishte pranverore është e mbushur me hekur që e bën ideale për këtë stinë dhe jo vetëm. I bën mirë zemrës: Hudhra e njomë përmban polysulfide që mbron zemrën nga sëmundjet e ndryshme. Barishtja e preferuar pranverore i jep organizmit shumë avantazhe kundër goditjeve të përditshme sepse përmban mangan. Ky mineral arrin të ekuilibrojë nivelet e kolesterolit të mirë në trup. Lufton sëmundjet gastrointestinale: Përveç aftësive për të luftuar të ftohtin dhe kollën, hudhra e njomë është e shkëlqyer për të trajtuar dhe luftuar mikrobet apo infeksionet në sistemin tretës. Si ta përzgjidhni hudhrën e njomë Mënyra më e mirë për të përzgjedhur hudhrën e njomë është ta nuhasni atë. Nëse aroma është e kënaqshme dhe i përafrohet më shumë hudhrës se qepës së njomë, atëherë po merrni produktin e duhur. Si ta ruani Hudhra e njomë duhet ruajtur në frigorifer dhe mund të qëndrojë nga 5 deri në 7 ditë. Përdorimet në kuzhinë: Barishtja e njomë ka një shije të moderuar ndaj përshtatet mirë me sallatat dhe perimet e kavërdisura. Hudhra e njomë mund të shtypet bashkë me specat djegës dhe kripën për të bërë një salcë që i jep një shije shtesë çdo gatimi. Hudhra e njomë mund të përdoret në gatimet me oriz, makarona dhe salcat shoqëruese. Hudhrën e njomë mund ta bashkoni me spinaqin apo me çdo barishte tjetër dhe me to të bëni një supë të shijshëm.

Additional information

Weight 0.5 kg

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Hudhra të njoma (Tufa)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *