Përshkrim
Batha përmban hekur dhe minerale të tjera, dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminave, natyrisht kur konsumohet krudo, pasi gatimi shkatërron disa nga komponentët e saj.
Batha, që i përket grupit të madh të bishajorëve, ka një bishtajë që arrin rreth 25 centimetra dhe zakonisht përmban midis pesë dhe dhjetë farave.
Batha përmban shumë ujë, fibra, proteina dhe ka prani pothuajse të parëndësishme të yndyrës. Këto karakteristika e bëjnë bathën një ushqim me pak kalori dhe me përfitime të shkëlqyera shëndetësore. Prania e ulët e kalorive, rreth 70 kalori në 100 gr. bathë, e bën atë një ushqim të përshtatshëm për dieta pa kalori. Natyrisht, flasim për bathë të freskëta, pasi ato të thatat kanë vlera krejtësisht të ndryshme ushqyese dhe janë shumë me më tepër kalori.
Uji dhe fibrat, në bashkëpunim me mineralet e shumta që ajo ka, ndihmojnë në aktivizimin e zorrëve. Sasia e hekurit e bën këtë bimë një ushqim që rekomandohet edhe në rastet e mungesës së këtij minerali. Natyrisht, këto veti janë në ushqimet e papërpunuara, ndërsa në substancat e gatuara shkatërrohen.
Vlerat ushqyese të bathës
Në një kilogram bathë pjesën më të madhe e zë uji, në mes të 80 dhe 85%; Proteinat përfaqësojnë 5% të peshës së përgjithshme, ashtu si dhe fibrat dhe karbohidratet. Yndyrnat janë jashtëzakonisht të pakta, në përgjithësi ata nuk arrijnë as 0.5%. 100 gra. bathë e freskët është e barabartë me rreth 70 kalori.
Farat e freskëta janë burim i pasur me vitamina, sidomos C dhe shumë nga grupi B, vitaminë A dhe E, dhe me minerale; si prani e mirë e hekurit, i shoqëruar nga kaliumi, fosfori, kalciumi, natriumi, magnezi, bakri dhe seleni.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.