Përshkrim
Prodhuar nga “Ferma Jone”. Speca në Ajkë janë ndër zahiretë më të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Të veçanta në shije dhe aromë, ky gatim special i grave shqiptare të kënaq nepsin dhe oreksin veçanërisht kur shërbehen si meze apo pjesë e antipastave të ndryshme në tryeza festash, drekash apo darkash familjare. Kjo recetë është kryesisht recetë e veriut të Shqipërisë por përgatitet sigurisht edhe në zonat e tjera shqiptare. Është ndër gatimet më të shijshme, të pasura me shumë vlera shëndetësore. Fantastike në shoqërimin e çdo lloj gatimi, nga pjatat e lehta të supave e gjellëve të ndryshme tek byrekët, tavat e shijshme shqiptare apo mishrat e ndryshëm. Janë turshitë që lezetosin me aromën e tyre fantastike çdo tryezë shqiptare e që pasurojnë menunë e çdo restoranti që në larminë e gatimeve të tij ka shijen fantastike të traditës shqiptare.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.