Përshkrim
Sherebela përmban vaj esencial, acetat linalyli, cineol, borneol, acetat bornyli, kamfor, acid ursolik, acid oleanolik, acid fumarik, acid klorogjenik, acid kafeik, rosmarinik, glicerinë, vitaminë B1 dhe C dhe substanca estrogjenike.
Vetitë terapeutike të sherebelës – Sherebela është e njohur veçanërisht për vetitë anti-inflamatore, balsamike dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Ajo, gjithashtu, është në gjendje të trajtojë çrregullimet gjatë menopauzës (duke përfshirë “afshet e nxehta”, për këtë është quajtur edhe “estrogjen natyral”). Ajo ofron një përgjigje të mirë ndaj hidratimit, edemës, reumatizmës dhe dhimbjes së kokës. Ajo parandalon diabetin dhe përshpejton procesin e shërimit pas një dëmtimi.
Sherebela është një stimulues për organizmin duke luftuar shkaqet e lodhjes dhe të depresionit. Është veçanërisht e këshillueshme në rastin e lodhjes fizike dhe asaj mendore, por jo vetëm: ajo është shumë e dobishme për trurin dhe ndihmon kujtesën. Disa mjekë të lashtë kinezë e përdornin edhe për të trajtuar pagjumësinë. Sherebela është ndër të tjera edhe gastroprotektive, pasi ka një veprim antispasmodik dhe është e dobishme për diabetikët sepse redukton sheqerin në gjak.
Një nga vetitë kryesore të sherebelës është edhe zbardhja e dhëmbëve, ku shumë pasta dhëmbësh kanë si bazë kryesore pikërisht këtë bimë; në mungesë të pastës së dhëmbëve ju thjesht mund të fshini dhëmbët tuaj me gjethe të freskët sherebele dhe do të shihni efektin zbardhues që do të keni.
Sherebela nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet nervore dhe duhet të konsumohet me kujdes nga ana e grave që ushqejnë me gji.
Gjethet e sherebelës janë përdorur të freskëta apo të thata për shije në gatimin e ushqimeve, nga makaronat te mishi, peshku dhe madje edhe në byrekë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.