Mollë Jeshile (500 gr)

90.00 L

Përshkrim

Krahasuar me mollët e kuqe, molla jeshile  ka shumë avantazhe dhe për këtë arsye është më shumë e dobishme  sepse ajo ka më pak kalori dhe mbi të gjitha ka veti të ndryshme shëruese: le të shikojmë detajet. Së pari, molla e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe ka një fuqi të lartë ngopje, e cila i jep stomakut një ndjenjë  kënaqësisë si dhe ju ndihmon që të mos hani shumë; Megjithatë, ajo është ideale pas një ushqyerje te tepërt sepse ndihmon për  tretjen. në sajë të enzimave që ajo ka. Një nga avantazhet e saj kryesore është përmbajtja e saj e lartë me fibra, gjë kjo e cila përkthehet në një reduktim të ndjeshëm të problemeve te zorrës së trashë si  dhe  problemet e kolesterolit të keq që qarkullon në trup. Mollët jeshile  zvogëlojnë  gjithashtu dhe problemet  e mëlçisë, te cilat ndihmojnë në parandalimin e çdo mosfunksionimi  të sistemit se  tretjes e ushqimit, diarresë dhe kapsllëkut, si dhe disa forma të kancerit dhe ADN-së, fale flavonoideve dhe polyfenoleve që ato përmbajnë. Apo antioksidantëve të dobishme; qe japin energji për shkak se ato përmbajnë karbohidrate dhe janë shume  të mira  për ata qe i përmbahen një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Vetitë e shërimit të mollës se gjelbër nuk përfundojnë këtu: në mesin e përfitime të tjera qe ajo sjell , është në fakt dhe  aftësia e tyre për të ulur presionin e gjakut, stabilizimin e sheqerit në gjak, ndihmojnë në trajtimin e reumatizmave, ne reduktimin e mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve të lëkurës si dhe për të pastruar gjakun, sepse ato përmbajnë shumë minerale. Ato kanë një efekt zbardhje mbi dhëmbët për shkak të shkallës së lartë të vitaminës A, B dhe C të përfshira në çdo mollë.

Informacion shtesë

Peshë 0.5 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Mollë Jeshile (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *