Rrush pa fara (500 gr)

200.00 L

Category:

Description

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera” – do të shprehej kështu mjeku i famshëm nga Nju Yorku, dr. A Liebstein, në vitin 1927. I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës. Ndërsa lëvorja e rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiake, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadez kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve.
Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë oranizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.
Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dezintoksikuese), rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.
Omega 6 dhe 9
Farat e rrushit aktivizojnë edhe mikro-qarkullimin e lëkurës, gjë e cila ndihmon në mos plakjen e shpejtë të saj. Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, e cila sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës. Ndërsa vaji i farave të rrushit përdoret për masazh edhe tek flokët e thatë

Farat e rrushit
Numri më i madh i përbërësve të dobishëm fshihet në farat e rrushit të zi, prandaj mendohet të jetë i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit nga helmet.

Lëkura e rrushit
Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet. Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Sheqernat
Rrushi është i pasur me sheqerna në të cilat mëlçia mbështetet me të madhe, dhe i depoziton për t’i përdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar.

Farat e rrushit, luftojnë plakjen
Ato janë antioksiduese dhe mbrojnë lëkurën dhe flokët. Vaji i farave të rrushit njihet tashmë në kuzhinë për vetitë e mira kundër kolesterolit. Ajo që jo të gjithë e dinë është se ajo na ndihmon edhe për të qenë të bukura përgjithmonë. Përbërja pa yndyrë i përshtatet çdo lloj lëkure dhe thithet shpejtë nga epiderma. Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit apo të flokëve, por mund të shërbejë edhe si bazë për produktet estetike. Por çfarë kanë vallë kaq të veçantë farat e rrushit? Ato përmbajnë polifenol, molekula plot me vitaminë E të cilat janë të pasura me antioksidues natyral.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrush pa fara (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *