Portokall me shegë (500 gr)

100.00 L

Out of stock

Description

Portokallet e kuqe aq të shijshme, të njohura në Shqipëri si portokallet-shegë, janë streha perfekte e një sërë vlerash ushqimore. Një frut me të mira të dyfishta. Këto portokalle me tul të kuq i gjen në shumë tregje, ndaj duhet të lexoni patjetër për super vlerat që gjenden tek to. Çfarë ndodh nëse kombinon polifenolin dhe vitaminën C, që i japin aq pushtet portokallit, me anthocianinën që gjendet tek frutat e pyllit? Këtë kombinim të fuqishëm mund ta marrësh nëse i përzien të dyja frutat në një shtrydhëse ose nëse blen një frut të vetëm: portokallin e kuq. Këto portokalle zakonisht kanë një lëkurë me nuanca të kuqërremta dhe të portokalltë. Në raste të tjera ngjyrat janë të gërshetuara rrëmbyeshëm në të gjithë frutin. Ngjyra e kuqe vjen nga anthocianina, një pigment dhe një antioksidant i shkëlqyer. Anthocianina është flavonoid që gjendet në rradhët e përbërësve të frutave të pyllit dhe verës së kuqe. Ajo i bën mirë organizmit, sepse parandalon stresin oksidues të formojë radikale të lira dhe mban larg infeksionet. Ky pigment i jep ngjyrë karakteristike frutave, perimeve dhe bimëve. Ekspertët besojnë se anthocianina ka vlera anti-inflamatore që ndikojnë tek kolagjeni, por janë të mira për të parandaluar radikalet e lira, infeksionet, bakteret, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar që portokallet e kuqe ndihmojnë edhe kundër sëmundjeve të ndryshme që vijnë me moshën. Një nga përfitimet që vijnë nga këto portokalle, është se ato mbrojnë enët e gjakut nga oksidimi. Ato parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq. Në përgjithësi, kjo substancë që gjendet tek portokallet e kuqe e ndihmon organizmin të shërohet më shpejt. Shpesh, njerëzit i shmangin ose injorojnë portokallet e kuqe, sepse i tremben shijes së tyre të athët në dukje, por nuk ka asgjë që nuk shkon me të. Portokallet e kuqe janë madje edhe më të ëmbla se portokallet e zakonshme dhe kanë më pak aciditet dhe thartësi. Për më tepër, portokallet e kuqe janë të pasura me vitaminë C, kalium, fibër, karotenoidë dhe polifenolë, ashtu si agrumet e tjera. Ju mund t’i konsumoni portokallet e kuqe njësoj si portokallet e zakonshme. Këto portokalle janë lehtësisht të qërueshme dhe kanë më pak fara. Mund t’i përzieni me kos me pak yndyrë dhe me banane për një mëngjes të shëndetshëm. Tani është stina e këtyre portokalleve dhe mund t’i gjeni me një çmim të favorshëm. Ndaj blini tani portokallet e kuqe dhe nuk do të pendoheni. Por kujdes. Portokallet e kuqe mund të shkaktojnë njolla në rrobat tuaja, nëse nuk i qëroni me kujdes.

Additional information

Weight 0.5 kg

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Portokall me shegë (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *