Përshkrim
Mangot njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, Mangot kanë një shije dhe aromë unike. Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me rradhë, mangot janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre. Popullariteti i mangos është rritur ndjeshëm dhe si rrjedhojë shijen e mangos e gjejmë në shumë produkte ushqimore të konsumimit të përditshëm. Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.