Ananas (1 kg)

500.00 L

Kategori: ,

Përshkrim

Ananasi është një frut që mund ta gjesh kudo dhe prej të cilit mund të përfitoni vlera të jashtëzakonshme duke qenë se ananasi përmirëson shëndetin e frymëmarrjes, ndihmon në rënien në peshë, forcon kockat dhe shumë më tepër. Ananasi është një nga zgjedhjet më të përsosura të frutave gjatë stinës së verës falë vetive speciale që ofron. Ananasi është një burim i pasur i një përbërësi të njohur si bromelen, që ofron shumë vlera shëndetësore, duke parandaluar tumoret, ulur inflamacionin, zgjeruar funksionet imunitare dhe përmirëson shëndetin e stomakut. Ananasi është burim i shkëlqyer i karbohidrateve të mira. Karbohidratet tek ananasi janë kryesisht në formën e sheqerit, fruktozës, sukrozës dhe glukozës. Ananasi përmban edhe fibër. Një filxhan (165 gramë) ananas përmban 21.7 gramë karbohidrate dhe 2.3 gramë fibër. Kjo do të thotë që në çdo filxhan gjenden 19.4 gramë të karbohidrateve të tretshme. Vitamina dhe Minerale. Ananasi është një burim i pasur me vitamina dhe minerale. Një filxhan me ananas përmban 132 % të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 76% mangan. Falë përbërësit bromelen, lëngu i ananasit sugjerohet për marinimin e mishit, por edhe për të zbutur atë dhe shpërbërë proteinat e tij. Ananasi përmirëson funksionet imunitare dhe ul inflamacionin. Sistemi imunitar ka një rol mbrojtës së trupit kundër sëmundjeve. Ai lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe përmirëson dëmet e shkaktuara prej tyre. Ananasi forcon kockat. Ananasi ndihmon të kesh kocka të forta. Edhe pse ananasi nuk ka sasi të mëdha kalciumi, ai është i mbushur me sasi të mëdha mangani, një mineral i nevojshëm për forcimin e kockave dhe indeve lidhore. Ananasi stimulon tretjen. Konsumi i dozës së rekomenduar ditore të ananasit ofron mbrojtje kundër një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh si: diarea, konstipacioni, irritimi I zorrëve, trashjen e gjakut, arterioskleroza dhe tensioni i lartë i gjakut. Ananasi ul tensionin e gjakut. Tensioni i lartë i gjakut ndodh kur arteriet përballen me një forcë të madhe gjatë qarkullimit të tij. Ananasi është një burim i jashtëzakonshëm i mineraleve të nevojshme që ndihmojnë për të mbajtur tensionin e gjakut nën kontroll. Ndaj hani ananas për të pasur një zemër të shëndetshme dhe qarkullim të mirë të gjakut. Ananasi shton pjellorinë. Dietat e pasura me antioksidantë përmirësojnë pjellorinë. Ananasi përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh të dobishme siç janë beta-karotene, vitaminë C, bakër, zink, dhe folat. Shumë prej këtyre elementëve bëjnë meshkujt dhe femrat më pjellorë.

Informacion shtesë

Peshë 1 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Ananas (1 kg)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *