Mollë vere (500 gr)

75.00 L

Out of stock

Category:

Description

Molla, ose siç njihet ndryshe “fruti i artë”, për shkak të përbërjes që ka, parandalon dhe kuron shumë sëmundje. E kush nuk e ka dëgjuar, qoftë për një herë të vetme, shprehjen e famshme: “Një mollë në ditë mban doktorin larg”?! Kjo, sepse molla përmban natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, sheqer dhe dallohet për vitaminat A, B dhe C.

Konsumimi i mollës ul kolesterolin në gjak, parandalon diabetin, hemoragjinë cerebrale, ul rrezikun nga arterioskleroza dhe e bën zemrën më të fortë.

Molla ul me 23% probabilitetin për llojet e ndryshme të kancerit. Të paktën në këtë përfundim kanë arritur disa hulumtues të Universitetit Cornell dhe jo vetëm.

Lëkura e mollës është shumë e rëndësishme: vitamina C dhe betakaroteni që gjenden në të, ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë. Prandaj, kur e zgjidhni mollën, bëni mirë ta konsumoni me lëkurë.

Ky frut gjithashtu rekomandohet gjerësisht edhe kundër diarresë dhe kapsllëkut

Ajo kujdeset edhe për dhëmbët tuaj. Një mollë, sigurisht nuk ka për të zëvendësuar furçën tuaj të dhëmbëve, por duke e përtypur atë, stimulohet prodhimi i pështymës në gojë dhe duke u ulur niveli i baktereve, reduktohet prishja e dhëmbëve.

 

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mollë vere (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *