Mashurka lejla (500 gr)

300.00 L

Out of stock

Categories: ,

Description

Mashurka është e ngjashme me një perime edhe pse i përket familjes bishtajore. Kjo për shkak të pranisë së bollshme të ujit (rreth 90%), e cila e bën atë me pak kalori (17 Kcal për 100 gramë substancë) me përqindje të ulët niseshteje dhe shumë e pasur me fije dietike.

Për personat që i konsumojnë shumë rrallë, duhet të dinë vlerat ushqyese të tyre, pasi janë të pasura me proteina dhe fibra, metale dhe vitamina.

Në cipën e tyre janë konstatuar përqendrime flavonesh, të cilat njihen për veti të forta antioksiduese, ndërkohë që lignanet dhe isoflavonet e tyre, njihen për veti antivirale dhe antimykotike. Lëndët që përmbahen në filizat e mashurkave mbrojnë materialin gjenetik të qelizave të lëkurës nga dëmtime si pasojë e ekspozimit në rrezet e diellit. Në lëkurën e mashurkave që mbështjellin kokrrat e fasuleve, gjenden 3-4 herë më shumë antioksidantë se sa te fasulet e thata.

Në sajë të pasurisë në fibra, promovon lëvizjet në zorrë dhe për këtë arsye rekomandohet në rastet e kapsllëkut, me kusht që të mos ketë raste të inflamacionit të zorrëve. Konsumi i tyre është i dobishëm kur ju keni tension të lartë të gjakut, diabetit apo kolesterol të lartë, për shkak të efekteve të dobishme të fijeve.

Additional information

Weight 0.5 kg

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mashurka lejla (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *