Përshkrim
Lulet e kungullit janë përdorur në kuzhinë që mijëra vjet më parë nga qytetërimet e lashta. Edhe në Shqipëri lulet e kungullit kanë vendin e tyre në shumë receta fantastike. Disa prej këtyre gatimeve janë me barishte dhe disa të tjera shpalosin fragrancën e luleve të kungullit. Në restorantet organike të Shqipërisë, petalet e luleve të kungullit përdoren në antipasta, sallata por edhe për zbukurime të ëmbëlsirave. Ato janë frymëzuese në gatime të ndryshme në kuzhinë. Lulet e kungullit kanë një shije të ëmbël, të ngjashme me kungullin sigurisht. Ato mund të përdoren edhe në supa, salca, perime të mbushura apo të skuqura. Lulet e kungullit kanë një disavantazh. Ato duhet të konsumohen menjëherë pas blerjes, sepse nuk zgjasin shumë në frigorifer. Nëse jeni me fat dhe i rrisni vetë kungujt dhe kungulleshkat, atëherë mund t’i shijoni lulet e kungullit për një kohë të gjatë. Lulet Femra kundër Luleve Meshkuj Zakonisht në tregjet e fshatarëve në gjithë Shqipërinë, konsumatori gjen lulet e kungullit mashkull të cilat ngjajnë si një buqetë me lule. Në aspektin botanik, lulet mashkull dallohen më lehtë se lulet femra. Lulet femra rriten në pjesën e poshtme të kungullit. Edhe nëse kungulli është i papjekur, rritjen e tij mund ta vështrosh duke zbërthyer petalet e lules. Nga ana tjetër, lulet mashkull kanë një rol polenizues. Nëse keni mbjellë kunguj në kopshtet tuaja, mos i merrni të gjitha lulet mashkull. Duhet të lini disa prej tyre që të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre të polenizimit. Vlerat ushqyese Lulet e kungullit kanë vitamina dhe minerale, por 90% e përmbajtjes së tyre është ujë. Kjo do të thotë që duhet të hash shumë prej tyre që të marrësh doza të vlefshme ushqimore. 100 gramë lule kungulli, pra tre filxhanë përmbajnë gjysmën e dozës ditore të vitaminës C, 40% të vitaminës A dhe një sërë vitaminash B. Lulet e kungullit janë shumë bujare në folat, që e bën shtatzëninë, justifikimin perfekt për të ngrënë lule të skuqura kungulli me gjalpë pa fund. Në tre filxhanë me lule kungulli do të merrni gjithashtu 5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit, kaliumit, kalciumit dhe magnezit. Si të blini lulet e kungullit. Lulet e kungulleshkave vyshken shpejt. Ato duhen konsumuar menjëherë sapo blihen. Ja përse kopshti juaj personal është alternativa më e mirë. Zgjidhni lulet mashkull me kërcell të trashë, që të zvogëloni ndikimin negativ tek kungulli. Në treg kërkoni për kërcej të gjelbër e të njomë me lule portokalli të ndezur që nuk kanë nisur të vyshken. Si të ruani lulet e kungullit. Ju duhet t’i mbani ato të paketuara mirë, të mbështjella me letër plastike dhe në një ambient të freskët. Vendosini në një ambient ku nuk ka rrezik të shtypen nga produkte të tjera. Si të gatuani lulet e kungullit. Përdorimi tradicional i luleve të kungullit është ai i skuqjes dhe mbushjes. Lulet e skuqura janë të shijshme dhe të lehta për t’u gatuar. Shija e tyre delikate shkon mjaft mirë me vezët, sallatën jeshile dhe veçanërisht me djathin e freskët të baxhove shqiptare.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.