Përshkrim
Barishtja e qepujkave është e pasur me kripëra minerale, vitamina A, B, C dhe acid glikolik. Falë përbërjes së saj bima ka efekte të mëdha kuruese, duke e nisur që nga aknet e infeksionet bakteriologjike deri tek efektet e saj tretëse. Nëse e keni në shtëpi e ju pickon një mushkonjë, mjaft ta lyeni vendin më një nga fijet e bimës dhe skuqja e kruajtja do t’ju largohet menjëherë. Ajo konsiderohet si një ilaç për zemrën dhe, në saj të cilësisë së saj kardio-tonike, stimulon qarkullimin e gjakut. 100 gram të kësaj barishteje në ditë përmbushin kërkesat e përditshme të vitaminës C.
Përmbajtja
100 gram ka 30 kalori
Kolesterol 0
Sodë 3 mg
Kalium 296 mg
Fibra 2.5 g
Proteina 3.3 g
Sheqerna 1.9 g
Karbohidrate 4.4 g
Vitamina A 4.353 njesi
Vitamina C 58,1 mg
Kalcium 92 mg
Hekur 1,6 mg
Magnezium 42 mg
Në kuzhinë Barishten e qepujkave duke pasur shije delikate mund ta përdorni kudo, në sallata, kur gatuani patate, peshk, mund t’ia shtoni omletës dhe vajit të ullirit dhe uthullës që të marrë shijen e saj.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.