Bamje (500 gr)

350.00 L

Përshkrim

Dhjetë të mirat e të ngrënit bamje

1. Ka pak kalori. Bamja përmban vetëm 30 kalori për 100 gram dhe sugjerohet për të gjithë ata që duan të bien në peshë.

2. Nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol.

3. Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e saj nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe diabetin.

4. Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamja gjithashtu ndihmin bakteret e shëndetshme që ndodhen në zorrë, si dhe ndihmon në ruajtjen e bilancit të pH në traktin tretës.

5. Eshtë i pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë, duke qenë se bamja është e pasur me beta-karotenë, lutein dhe ksanthin, që së bashku me vitaminën A, ndihmojnë në përmirësimin e shikimit si dhe mbajnë lëkurën të freskët dhe të shëndetshme. Përdorimi i bamjes ndihmon dhe në parandalimin e kataraktit, si dhe vlerësohet për parandalimit e njollave dhe akneve.

6. Si pasojë e sasisë së madhe të antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë bamjet, ato shpesh lidhen me parandalimin e radikaleve të lira.

7. Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit. Duke qenë se vitamin C shërben dhe si një anti-inflamator, bamja është një zgjedhje e mirë për të ulur simptomat e azmës dhe për të parandaluar të ftohtin.

8. Ajo përmban acid folik. 100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut. Mbi të gjitha është tejet e këshillueshme në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve në lindje. Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive.

9. Eshtë e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin dhe manganezin.

10. Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Bamje (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *