Rrush i Thatë (200 gr)

160.00 L

Description

Ky frut është një burim i përqendruar energjie, vitaminash, mineralesh dhe elektrolitesh. Nga përfitimet e tij mund të veçojmë uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e mirë të zemrës.

Studimet kanë treguar që konsumimi ditor i tij ul tensionin e gjakut duke e futur atë në listën e produkteve më të mira për uljen e tensionit të lartë.

Vlerat kryesore shëndetësore të rrushit të thatë përfshijnë ndikimin pozitiv në luftën kunduer anemisë. Kueto kokrra speciale kujdesen për shëndetin e syve, shëndetin dentar dhe cilësinë e kockave, uljen e temperaturës, dhe çrregullimeve hormonale.

Mund të tingëllojë çuditshëm por sa më gjatë të mbani kokrrat e vogla të këtij rrushi në gojë, aq më mirë është. Kjo pasi përtypja e tyre u bën mirë dhëmbëve duke parandaluar rritjen e baktereve.

Këto kokrra janë të pasura edhe me kalcium dhe i bëjnë dhëmbët edhe më të fortë.

Rrushi i thatë ka nivele të larta antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira.

Rrushi i thatë shërben edhe si afrodiziak. Ai rrit dëshirën seksuale falë prezencës së aminoacidit Argininë që shërben si kurë për çrregullimet seksuale.

Studimet tregojnë që rrushi i thatë ndihmon organizmin të përballet me sukses me valët e rrezikshme të insulinës pas vakteve.

Rrushi i thatë rregullon aftësinë përthithëse të sheqerit në trup duke e bërë atë të qëndrueshme. Rrjedhimisht reduktohen gjasat për komplikime emergjente.

Për më tepër, rrushi i thatë ndihmon në çlirimin e hormoneve që janë përgjegjës për t’i treguar trupit kur është i ngopur apo i uritur.

Duke mbajtur këto hormone nën kontroll, njerëzit që konsumojnë rrush të thatë kanë shanse më të larta për të parandaluar ngrënien e tepërt.

Ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të heqin dorë nga rrushi i thatë. Kjo pasi ai ka hekur, bakër dhe vitamina komplekse B që janë të nevojshme për formimin e qelizave të reja.

Rrushi i thatë është burim i pasur me kalium dhe magnez. Këto minerale janë  efektivë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në trup. Aciditeti i tepërt në trup shkakton probleme të shumta duke nisur nga sëmundjet e lëkurës, rënien e flokëve, sëmundjet e zemrës, etj.

Kujdes. Pavarësisht të mirave, konsumimi i rrushit të thatë kërkon kujdes. Rrushi i thatë ka shumë kalori dhe të bën të shtosh shumë shpejt në peshë ndaj konsumi duhet të mbahet nën kontroll.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrush i Thatë (200 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *