Bajame të qëruara (250 gr)

375.00 L

Përshkrim

Janë shumë të shijshme, njihen si mishërim i mirëqenies së trupit dhe shëndetit. Janë burime të pasura me vlera ushqyese që janë thelbësore për shëndetin. Sipas botanikës, janë fruta nga pemë të mesme që i përkasin familjes Rosaceae, me gjininë: Prunus. Gjatë viteve të fundit, bajamet kultivohen në shumë rajone të botës, e cilësuar si një kulturë e rëndësishme tregtare. Bajamet kanë lëkurë ngjyrë kafe nga jashtë, formë ovale deri në konike, gjatësi deri në 2 cm dhe gjërësi deri në 1 cm, si dhe peshojnë prej 1-1.5 gr. Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese. Këto fruta janë të pasur me acide yndyrore oleike dhe palmitoleike, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e kolesterolit të mirë në trupin e njeriut. Bajamet janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm për tretjen e lipideve dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bajamet janë të mbushura me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantothenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Të gjithë këto vitamina funksionojnë së bashku si faktorë në metabolizmin e njeriut. Për më tepër, bajamet janë gjithashtu një burim i jashtzakonshëm i mineraleve, të tilla si mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen.

Informacion shtesë

Peshë 0.25 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Bajame të qëruara (250 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *