Gështenja (500 gr)

425.00 L

Përshkrim

Gështenjat kanë substanca të vlefshme që janë shumë të mira sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke pasur parasysh se nuk ka fare gluten. Vlerat e tyre janë të nevojshme edhe në kozmetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Për shembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë. Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, aleat i elasticitetit të lëkurës.

Ja se si mund ti përdorim gështenjat për bukurinë tonë të përditshme.

Për fytyrën

Tuli i gështenjës ka fuqi zbutëse dhe është e nevojshme në përgatitjen e maskave për fytyrën, sidomos për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Mjafton të ziesh gështenjat dhe të nxjerrësh tulin. Mund të shtoni lëng portokalli për të fuqizuar vlerat zbutëse të maskës, apo qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes, apo akoma më shumë kos natyral për të ndriçuar lëkurën.

Për flokët

Me lëvozhgën e gështenjës apo me ujin që i zieni mund të përgatisni një sasi uji që do e përdorni për të shpëlarë flokët, për një flokë të shndritshëm dhe të butë. Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm për ata që kanë flokë të errët apo gështenjë pasi ajo jep një pasqyrim refleksi. Për femrat me flokë bionde apo ngjyrë të hapur përdorni më mirë një sasi lëngu duke zierë për 20 minuta gjethet e gështenjës, filtrojeni më pas e përdoreni për shpëlarje. Për trupin

Me miellin e gështenjave, përzier me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh apo me mjaltë, dhe mund të përgatisni një skrub që lë lëkurë të butë dhe të ndritshme.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Gështenja (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *