Fara Kungulli (200 gr)

280.00 L

Përshkrim

Që nga lashtësia, vaji dhe ekstrakti i farave te kungullit njiheshin për vlerat e tyre shëruese. Dikur këto fara përdoreshin për të luftuar krimbat e zorrëve. Gjithashtu ato ndihmojnë në përshtatjen e insulinës dhe në mbrojtjen e veshkave pra është një mik i mirë ndaj diabetikëve.

Sa na nevojiten në ditë

Një dorë fara të tilla në ditë mjaftojnë që të ulni rrezikun ndaj shumë sëmundjeve që ju kanosen. Për shembull rrezikun ndaj kancerit të gjirit tek femrat që janë duke kaluar menopauzën, ose rrezikun ndaj kancerit të prostatës.

Farat e kungullit janë të pasura me vlera ushqyese si me proteina, magnez, fibra, mangan dhe fosfor. këto ndihmojnë për të forcuar sistemin imunitar, madje këto fara çudibërëse ndihmojnë dhe në largimin e nervozizmit dhe të stresit. Një tjetër efekt pozitiv i tyre është se ndihmojnë dhe ndaj pagjumësisë. Konsumoni një grusht fara para se të flini dhe kini për të bërë një gjumë shumë të qetë. Fibrat të cilat janë në përmbajtje të tyre, ndihmojnë në uljen e peshës trupore, pra dhe për ju që doni të largoni disa kile të tepërta mjafton që të konsumoni fara kungulli kjo sepse farat e kungullit përmbajnë mesatarisht pesë gram proteina që ju bëjnë të ndiheni te ngopur.

Duhet pasur parasysh që farat e kungullit është e mira që ti konsumoni të pa përpunuara ose të kriposura dhe të pjekura pak në furrë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Fara Kungulli (200 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *