Përshkrim
Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën. Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre. Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit. Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël. Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit. Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri. Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.