Përshkrim
Ashtu siç mund të kuptohet qartësisht nga emri, qumështi i dhisë është qumësht i prodhuar nga dhitë, dhe jo nga burimi kryesor i qumështit në botë, lopët. Qumështi i dhisë është më i vështirë të gjendet për shkak të mungesës së tij në disa vende të botës. Vitet e fundit studimet po theksojnë gjithnjë e më shumë përfitimet që sjell konsumi i qumështit të dhisë për shëndetin e njeriut. Dhitë prodhojnë vetëm 2% të kërkesës globale për qumësht. Shumë studiues rekomandojnë që qumështi i dhisë të mos iu jepet fëmijëve shumë të vegjël, kjo për shkak të vlerave të veçanta ushqyese për të cilat ata kanë nevojë në fazat e tyre të para të zhvillimit, me rritje e moshës trupi ynë bën më shumë të pranueshëm qumështin e dhisë se sa atë të lopës, kjo për shkak të përbërjes së tij. Për shembull njerëzit të cilët vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës mund të tresin qumështin e dhisë shumë më mirë se qumështin e lopës, kjo sepse qumështi i dhisë është shumë i pasur me acide yndyrore të shëndetshme për organizmin (2 herë më shumë se qumështi i lopës). Dominanca e qumështit në lopës nuk do të zhduket në vitet në vazhdim, por është e rëndësishme të kuptojmë që ekzistojnë alternativa shumë herë më të mira për të përmirësuar shëndetin tonë. Kjo nuk do të thotë që qumështi i lopës është i keq për organizmin, por do të thotë se nëse zgjidhni të konsumoni qumësht dhie do të habiteni nga efektet pozitive që do të përjetoni. Forcon kockat, redukton inflamacionet, maksimizon vlerat ushqyese, rrit metabolizmin, përmirëson shëndetin e zemrës, rrit imunitetin. Qumështi i dhisë është një burim proteinash, të cilat luajnë një rol esencial në rritjen dhe zhvillimin, pasi proteinat ndërtojnë muret e qelizave, indeve, muskujve dhe kockave. Duke marrë përmes ushqimit proteina, ndihmojmë proceset metabolike, stimulojmë rritjen dhe shëndetin në përgjithësi.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.