Përshkrim
Qumështi dhe produktet e qumështit sigurojnë sasinë e duhur të ushqyesve si kalciumi vitamina A dhe D, proteina, fosforo, magnezi, kaliumi, vitamina B12, riboflavina, niacina dhe zinku. Këto vlera ushqyese kontribuojnë direkt në shëndetin e eshtrave, lëkurës dhe forcon sistemin imunitar. Qumështi ndihmon në parandalimin e sëmundjeve si hipertensioni, prishja e dhëmbëve, dehidrimi, problemet e frymëmarrjes, obeziteti, osteoporoza etj. Vlerat ushqyese të qumështit janë shumë të larta krahasuar me numrin e kalorive që përmban dhe kështu përbën një produkt ideal për ta konsumuar në baza ditore për një jetë të shëndetshme. Këto vlera mund të konsumohen njësoj duke përdorur produktet e qumështit si qumështi me shije, jogurt, kos, djathë, gjizë, akullore të qumështit, gjalpë etj. Mungesa e qumështit mund të shkaktoj anemi, osteoporozë dhe sëmundje tjera të ngjashme.
Çdo ditë, qumështi vjen i freskët në dyqan direkt nga ferma.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.