Kefir me qumësht lope “Ferma Ime” (500 gr)

240.00 L

Përshkrim

Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.  I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai gjithashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos.  Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi. Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot  me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht. Kefiri mund të bëhet nga çdo lloj qumështi: lope, dhie ose deleje, qumësht kokosi, orizi apo soje. Kefiri përbëhet nga grimca xhelatinoze të bardha ose të verdha, të quajtura “kokrra”. Kjo e bën kefirin unik, pasi asnjë kulturë tjetër me prejardhje nga qumështi nuk formon kokrra. Ata duken si copa koralesh ose si “kokrrat” e vogla të lulelakrës, në madhësinë e një kokrre gruri apo të një lajthie. Kokrrat e kefirit janë një kombinim i baktereve të acidit laktik dhe atyre të majasë në një matriks proteinash, lipidesh dhe sheqernash dhe kjo matriksë simbiotike formon “kokrrat” që ngjajnë si lulelakër.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kefir me qumësht lope “Ferma Ime” (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *