Përshkrim
Kemi ditur se qershia ka shije të parezistueshme. Por, ndoshta jo të gjithë i dimë vlerat ushqyese e shëruese që ka ky frut. Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë ato të cilat luftojnë bakteret dhe ulin temperaturën. Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka,shpesh herë edhe për parandalimin e urinimit të shpeshtë. Qershitë bëjnë të mundur edhe uljen e kolesterolit në trup. Njerëzit mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi kjo frutë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml ujë . Lëngu që del nga kjo përzierja përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40 g gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe zihen për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por duhet të jetë i vakët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.