Porçini e tharë (50 gr)

325.00 L

Përshkrim

Kërpudhat Porcini ndryshe të quajtura kërpudhat  mishtore kanë veti anti-inflamatore. Ato përmbajnë ergosterol, i cili ndihmon në procesin e sulmimit të qelizave “armike”.

Ka shumë lloje kërpudhash – të paktën 14,000 – edhe pse vetëm rreth gjysma janë të ngrënshme. Pothuajse të gjitha kërpudhat që hamë në janë varieteti i bardhë. Llojet e tjera të zakonshme përfshijnë cremini, portabella, maitake (quhet edhe pulë e pyllit), shitake dhe enoki. Secila ka formën e vet unike, aromën dhe cilësinë.

Vlerat ushqyese

Nëse jeni duke kërkuar për një multivitamin natyrore, merrni disa kërpudha. Mes ushqyesve të shumtë: vitamina B – duke përfshirë acidin pantothenik (B5), niacin (B3) dhe riboflavin (B2) – plus bakër dhe selen. Kërpudhat gjithashtu kanë proteina, fibra, kalium, vitaminë D, kalcium, dhe më shumë.

Përfitime të tjera shëndetësore

Kërpudhat mund të bëjnë shumë më tepër për shëndetin tuaj sesa thjesht të ushqejnë trupin tuaj. Ato kanë vlera antibakteriale, ndihmojnë në uljen e kolesterolit, janë mjaft të mira për sistemin imunitar si dhe ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit, presionit të lartë të gjakut dhe kancerit.

Të pasura me kalium

Kaliumi është i rëndësishëm për zemrën tuaj, muskujt dhe nervat. Kur mendoni për ushqimet që kanë më shumë, të parat që të vijnë në mend janë bananet ose patatet. Por edhe kërpudhat janë të pasura me kalium.

Fuqia anti-oksidante

  1. Ju tashmë keni dëgjuar se frutat dhe perimet janë të larta në antioksidantë. Kërpudhat janë burimi më i lartë ushqimor i ergothioneine dhe glutathione. Kërpudhat Porcini janë të mbushura me këto antioksidantë, të cilat kanë fuqi kundër plakjes. Studiuesit mendojnë se në të ardhmen, ergotioneina dhe glutathione mund të studiohen në sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Informacion shtesë

Peshë 0.05 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Porçini e tharë (50 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *