Pjepër (1 kg)

100.00 L

Kategori:

Përshkrim

Pjepri është një nga frutat më të mira për t’u konsumuar gjatë sezonit të verës. Vlerat e tij janë një e mirë e madhe për metabolizmin, por edhe për pamjen e jashtme.

Pjepri është një frut shumë i mirë, e shijshme dhe shumë e dobishme në verë për freskinë që të jep. Ekzistojnë tri lloje pjeprash: ai i verës me lëkurë me relieve, ai me feta si të ndara në sipërfaqe dhe pjepri i dimrit, me lëkurë të gjelbër dhe me tul të tejdukshëm.

Pjepri nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i pasur me vlera të cilat favorizojnë mirëqenien, që ju ndihmon në ndjekjen e një ushqyerje të drejtë. Për më konkretisht lexoni në vijim:

Pjepri është i pasur me ujë

I pasur me ujë ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta. Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një minivakt të shëndetshëm me pak kalori, i cili ju ndihmon të mbani gjendjen e duhur të hidratimit: ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira

Si shumë lloje të tjera frutash, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me betakarroten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe në shfaqjen e strijave (zgjatimeve të dukshme jo estetike të lëkurës). Po kështu para ekspozimit në diell, rekomandohet që të konsumoni pjepër, për të përfituar një nxirje më të bukur.

Vitamina B kundër urisë nervore

Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të hequr urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Pjepër (1 kg)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *