Banane (500 gr)

120.00 L

Kategori: ,

Përshkrim

Bananet përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, mineralit, i cili është i domosdoshëm për punë të rregullt të muskujve. Janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, ndërsa përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Kjo është një nga llojet e rralla të pemëve që përmbajnë kompleksin e plotë të vitaminës B, nga e cila në masën më të madhe përmban tiaminë, riboflavinë, niacinë dhe acidin folik. Bananet përmbajnë edhe bakër, mangan, selen dhe zink. Bananet parandalojnë një varg sëmundjeve. Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër për madje 40 për qind. Banania është burim i shkëlqyeshëm i hekurit i cili është kyç për prodhimin e rregullt të hemoglobinës dhe shumë enzimave që janë kyç për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Një hulumtim i kohës së fundit ka treguar që dy banane në ditë mund ta reduktojnë dukshëm nivelin e tensionit të gjakut. Kjo është gjithsesi mënyrë më e lirë dhe më e shijshme për ta kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.  Banania do të kthejë funksionet e sistemit tretës në ekuilibër, do të absorbojë sasi të madhe të ujit, do të lehtësojë diarrenë dhe do të rregullojë funksionimin e zorrëve. Karbohidratet nga banania do të rrisin me shpejt nivelin e energjisë. Një numër i madh i sportistëve profesionistë në pauzë hanë banane sepse tretet lehtë dhe ngrit në shpejtësi nivelin e energjisë. Bananet neutralizojnë thartësirën e stomakut. Nëse vuani nga thartësira, hani banane për të lehtësuar atë ndjenjë të pakëndshme.

Informacion shtesë

Peshë 0.5 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Banane (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *