Përshkrim
Gjethet e panxharit janë shumë të ushqyeshme. Ato përmbajnë pak kalori. Në 100 gramë barishte gjenden 22 kalori. Pavarësisht kësaj, ato janë ndër barishtet më të shëndetshme që mund të rekomandohen, duke qenë se nuk kanë kolesterol, por nga ana tjetër janë shumë bujare me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Gjethet e panxharit përmbajnë më shumë vitamina, minerale dhe fibër se vetë panxhari (përveç folatit) por nga ana tjetër përmbajnë pak yndyrna dhe sheqerna.
Gjethet e panxharit janë një burim i shkëlqyer i beta karotenit, luteinës dhe zeaksanthinës.
Gjethet e panxharit janë një burim i pasur i vitaminës A. 100 gramë barishte plotësojnë 211% të dozës së rekomanduar të vitaminës A, e cila është e nevojshme për të ruajtur membranat dhe lëkurën të shëndetshme dhe për të përmirësuar shikimin.
Këto barishte janë të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjenden 333% të dozës së rekomanduar ditore. – 100 g të gjetheve të freskëta përmbajnë 30 mg ose 50% të dozës së rekomanduar të vitaminës C. – Këto barishte janë të mira sepse përmbajnë edhe vitamina të kompleksit B siç janë riboflavina, folati, niacina, vitamina B-6 , thiamina, acidi pantotenik etj, të cilat janë të dobishme për organizmin.
Gjethet e panxharit janë gjithashtu të pasura me magnez, bakër, kalcium, sodium, kalium, hekur, mangan dhe fosfor. -Profili ushqyes i një niveli të lartë i këtyre barishteve duhet shfrytëzuar në rastet kur vuani nga mangësia e vitaminës A, osteoporoza, anemia, dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.