Përshkrim
Vetitë e nektarinës përfshijnë përmirësim të funksionit të qelizave, sistemit kardiovaskular dhe atij tretës. Nektarina ka një mekanizëm të pasur mbrojtjeje të organizmit të pajisur me antioksidantë që luftojnë komplikacionet që vijnë si pasojë e obezitetit, problemet me shikimin dhe ndihmojnë me parandalimin e tumoreve. Konsumimi i nektarinës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, promovon një shëndet më të mirë të lëkurës duke e bërë atë më rinore. Ajo përbën një ushqim shumë të mirë për gratë shtatzëna. Nektarina është e pasur me fibra dhe vitamina dhe gjithashtu është një burim i pasur i kaliumit dhe mineraleve të tjera si fosfori, magnezi dhe kalciumi. Nektarina promovon një shëndet të mirë të syve dhe redukton problemet e shikimit që kanë të bëjnë me moshën. Luteina, një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek nektarina ndihmon në rregullimin e çrregullimeve të retinës, verbërisë dhe dëmeve të shkaktuara nga drita. Niveli i lartë i antioksidantëve, vitaminës C dhe zinkut i jep trupit forcë të luftojë infeksione të shumta duke stimuluar prodhimin e antitrupave të cilat shërbejnë si mburojë kundër mjaft sëmundjeve. Vitamina C që gjendet tek nektarina kontributon në prodhimin e kolagjenit që e mban lëkurën të hidratuar dhe rinore. Ajo parandalon dëmet e shkaktuara nga ekspozimi në rrezet ultrajollcë. Prezenca e fibrës dhe alkalinës tek nektarina e bën atë perfekte për sistemin tretës. Fibra thith lëngjet e tepërta, rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon problem si gastriti, konstipacioni dhe ulçera. Për më tepër, fibra parandalon akumulimin e toksinave dhe detoksifikon sistemin tretës. Nektarina është një thesar vitaminash dhe mineralesh që promovojnë shëndetin e mirë të nënës dhe fëmijës. Kujdes! Bërthamat e nektarinës përmbajnë në sasi të vogla një substancë të njohur si cianogjen që kur tretet mund të kthehet në cianid, një prej helmeve më të njohura në botë. Helmimi prej tyre ndodh rrallë, në rastet kur këto bërthama konsumohen me tepricë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.