Përshkrim
Fruti i lajthisë, ose ndryshe thelbi, përbën pjesën më të rëndësishme të saj. Ai është i pasur më vitaminë A1, A2, PP , si dhe kripëra minerale. Thelbi i saj rekomandohet për personat anemikë dhe gratë shtatzëna. Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohen dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit. Nxit urinimin. Ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli). Ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët. Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturën e lartë të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat, nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letre. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.