Kërpudha pleurotus (1 vasketë)

400.00 L

S’ka stok

Përshkrim

Kërpudha ka vlera të larta ushqyese. Ajo ka përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, të ulëta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol! Për arsye të pranisë të të gjitha aminoacideve esenciale është e cilësisë së lartë, shumë më superiore nga proteinat bimore, duke iu afruar cilësisht proteinave shtazore. Gjithashtu është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C,B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen.

Vetitë e dobishme

Zvogëlon nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.

Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kancerike. Gjithashtu shumë studime kanë treguar se, duke vepruar së bashku me vitaminën E ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmban, mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.

Përmirësim i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.

(Sideropenia anemike) Hekurmungesa në gjak. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë.

Zvogëlim i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut).

Aktivitet Antibakterial për shkak të përmbajtjes së bakrit.

Seleni që përmbahet në sasi të madhe, kontribuon në shëndetin e eshtrave, të thonjve, të flokëve dhe gjithashtu vepron dhe si një antioksidant.

Marrje e mjaftueshme kalciumi. Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon për ashte të forta, funksionin e sistemit nervor, etj. Kjo është një zgjedhje e mirë për gratë që janë në menopauzë dhe kanë nevoja të mëdha për kalcium.

Veprim mjekues: Reishi dhe Shitake japoneze që rriten në pemë, përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për më shumë se 2.000 jo vetëm për efektet e dobishme, por edhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kërpudha pleurotus (1 vasketë)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *