Përshkrim
Karrotat bebe janë të mbushura me beta karoten, që është një pigment antioksidant i cili u jep atyre ngjyrën karakteristike dhe mbron qelizat e trupit nga dëmet e ndryshme. Organizmi vetë e transformon beta karotenin në vitaminë A, e cila është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të syve, sistemit imunitar dhe lëkurës. Një sasi prej 84 gramësh karrota bebe përmban 120% të sasisë së nevojshme ditore të vitaminës A, 10 përqind të vitaminës C, 2 gramë fibër, 0 yndyrë dhe vetëm 35 kalori. Duke qenë se karrotat bebe tregëtohen pëgjithësisht të qëruara dhe të pastruara, ato kanë nevojë të ruhen në frigorifer dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Shumë prej ushqyesve që gjenden tek lëkura humbasin si pasojë e pastrimit, ndonëse disa studime kanë treguar se prerja ose qërimi i karrotës zgjeron kapacitetin e antioksidantëve. Sipas ekspertëve, qelizat e çdo produkti dhe në këtë rast karrotës, e perceptojnë prerjen ose qërimin si një ‘sulm’ të mirëfilltë. Rrjedhimisht stresi oksidues shumëfishohet në qeliza. Ato nisin të sintetizojnë molekulat e antioksidantëve për t’u mbrojtur nga sulmi në fj
Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante të përgatitura nga AgroWeb.org, për karrotat bebe: 1. Farat e karrotës bebe mbillen në hapësira të ngushta për ta orientuar perimen të rritet në formë më të imët. 2. Gjithsesi, karrotat bebe kanë nevojë për hapësirë sepse rrënjët e tyre tejzgjaten nën dhé teksa perimja rritet. 3. Për të siguruar shëndetin e plotë të bimës së karrotës dhe kushtet optimale të tokës së mbjellë, fushat mbillen me karrota një herë në tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, fushat mbillen me prodhime të tjera. 4. Kultivari i karrotës bebe mblidhet pas 120-140 ditësh. Ndërsa karrotat normale mblidhen pas 160-200 ditësh. 5. Karrotat bebe gjenden në pesë përmasa të ndryshme. Karrota më e vogël quhet “carroteenies.” 6. Nëse dëshironi të rindizni ngjyrën e karrotave që kanë humbur tonalitetin, atëherë zhytini karrotat në ujë me akull për disa minuta në mënyrë që ato të hidratohen. 7. Kartrotat bebe (dhe çdo produkt tjetër i para-prerë në treg) pastrohen duke përdorur ujë me pastrues organikë për të garantuar sigurinë e tyre. 8. Një karrotë bebe me përmasë mesatare përmban 4 kalori. 9. Një racion me 8 karrota bebe përmban rreth 30 kalori, 2.5 gramë fibër dhe më shumë se dyfish të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A që shërben për forcimin e shikimit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.