Çikore (500 gr)

150.00 L

S’ka stok

Përshkrim

Është një nga bimët e egra më të preferuara dhe më të kërkuara. Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gusht, në mes të thatësirës. Është një bimë e pasur me vitaminat A,B C dhe K, me aminocide, insulinë (sheqerin e nevojshëm për zhvillimin e florës bakteriale. Në fitotrerapi përdoret kryesisht për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë dhe kapsllëkun. Gjithashtu kjo bimë është e rekomanduar të konsumohet për çrregullime shëndetësore si reumatizmi, gurët në tëmth, humbjet e oreksit, dhe problemet që lidhen me shpretkën. Kompresat me gjethe çikore mund të jenë shumë efektive në irritimet e lëkurës. Gjithashtu konsumimi i rregullt ka parandaluar shqetësimet paramenstruale tek gratë. Sallatat me perime që përmbajnë gjethe çikoreje, mund të jenë të hidhura por mund të bëjnë mrekullira për mëlçinë tuaj. Kjo bimë ka vetinë që mund të shkatërrojë parazitët intestinalë dhe rritjen e kandidës. Çaji me këtë bimë, përveçse është mjaft i shijshëm, mund të ju kthejë oreksin pas ndonjë sëmundjeje të gjatë duke mbajtur të shëndetshëm dhe stomakun tuaj njëkohësisht. Kjo bimë gjithashtu përfshihet në shumë receta italiane, spanjolle dhe greke.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Çikore (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *