Timus (100 gr)

250.00 L

Përshkrim

Zhumbrica ose timusi i egër është një bimë autoktone e Shqipërisë, ndonëse ajo gjendet në sasi më të vogla se timusi i zakonshëm që kultivohet gjërësisht në vend. Zhumbrica gjendet kryesisht në lëndina, shpate, kodrina, shkëmbinj dhe male të pjesës veriore të Shqipërisë. Njihet edhe me emrat, bosuleku i egër, timian etj. Emri botanik është Thymus serpullum.

Kjo barishte e egër ka një aromë fantastike që zgjon shqisat. Aromën e saj e ndjen menjëherë sepse është lehtësisht e dallueshme në krahasim me barishtet e tjera. Kjo aromë karaktersitike ka ndikim të menjëhershëm në humorin e njeriut. Në Romën e lashtë, timusi i egër ishte një kurë fantastike për njerëzit melankolikë.

Zhumbrica është një bimë që përshtatet shumë mirë me ambientin ku rritet. Varietet e saj janë të shumta gjithnjë në varësi të mjedisit ku kjo barishte çel e lulëzon. Në gjendjen e saj natyrale, ose në variantin e thatë, zhumbrica është e vogël me tufëza të dendura dhe të mbledhura. Por, nëse kjo barishte rritet në strehën e bimëve të tjera, ajo rritet ndjeshëm dhe shtatlartë dhe ka një pamje krejt tjetër.

Zhumbrica dhe timusi i zakonshëm janë të parapëlqyerat e bletëve. Ata që kanë lexuar komedinë e hershme të Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”, kanë hasur nëpër rreshta lavdet që i janë thurur bimës së timusit si Mbretëresha e Zanave. Sipas përshkrimeve të Shekspirit, tufat me timus formonin këndin më të bukur të pushimit për këto krijesa mitike. Në shumë vende të botës, vajzat thurnin kurora me timus, mente dhe livando në përpjekje për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Timus (100 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *