Pazi

300.00 L

Përshkrim

Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera. Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën, luftuar inflamacionin, ulur tensionin e gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës, rritur forcën e kockave, detoksifikuar organizmin dhe forcuar shëndetin e trurit. Pazia është një barishte që ka ngjashmëri në pamje me spinaqin, por në vlera me panxharin. Ky i fundit rritet dhe shfrytëzohet për rrënjët, ndërsa pazia për gjethet. Këtë barishte mund ta konsumojmë në sallatë ose ta gatuajmë. Gjethet e freskëta janë të hidhura, por kur gatuhen, shija e tyre ëmbëlsohet. Kjo shije është pak më e fortë se ajo e spinaqit. Ndonëse shpesh, njerëzit e ngatërrojnë pazinë me spinaqin duhet të lexoni më shumë për vlerat e kësaj barishteje, që të bëni dallimin dhe t’i gjeni një vend në ushqimin tuaj. Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6. Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër. Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin.

Informacion shtesë

Peshë 0.5 g/kg

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Pazi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *