Thjerrëza (500 gr)

280.00 L

Përshkrim

Thjerrëzat janë pjesë e pandashme e kuzhinës në çdo cep të botës. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur thjerrëzat si burim ushqimor, madje studimet arkeologjike kanë pranuar që thjerrëzat janë përdorur për ushqim që nga Epoka e Gurit. Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane. Me ardhjen e dimrit, konsumatorët kanë gjithnjë tendencën të zgjedhin ushqime që janë të thjeshta për t’u gatuar. Thjerrëzat janë një prej këtyre ushqimeve të lehta por plot me vlera. Shija e tyre me bazë arrore është e preferuar dhe lehtësisht e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Thjerrëza (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *