Përshkrim
Vlerat shëndetësore të sallatës:
1. Lufton inflamacionin Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit që shkaktohet nga biokatalistët dhe disa substanca të njohura si karragenan dhe lipoksigen. Sallata jeshile ndihmon duke i mbajtur këto substanca nën kontroll.
2. Është hidratuese Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.
3. Pastron organizmin Antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrën e trashë prej tyre.
4. Ul kolesterolin Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme.
5. Përmban antioksidantë Studime të tjera kanë treguar se antioksidantët që ndodhen tek sallata jeshile luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë shumë dëm tek qelizat e shëndetshme, indet dhe ADN-ja. Këto radikale shkaktojnë mutacion të qelizave duke i transformuar ato në qeliza malinje.
Llojet e tjera të sallatës jeshile
Sallata Ajsberg: Gjethet janë më të gjelbra në pjesën e jashtme dhe të bardha në pjesën e brendshme. Gjethet janë krokante, të lëngshme dhe me një shije mesatare. Kjo sallatë është e pasur me kolinë, një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë. Sallata e gjelbër (Romaine): Gjethet e saj janë të gjata, në ngjyrë të gjelbër të errët. Shija është më e thellë. Ajo është e pasur me vitaminat C, B2, A dhe B1.
Sallata kokëmadhe (Butterhead): Gjethet e saj janë të mëdha dhe të shtrira. Ato nuk janë të puthitura me kërcellin kryesor. Shija e kësaj sallate është e ëmbël dhe e butë. Përzgjedhja dhe ruajtja Kur t’i blini kujdesuni që gjethet e sallatës të jenë të mirëmbajtura dhe jo të qullëta. Ato duhet të kenë ngjyrë të fortë dhe natyrale. Shmangni gjethet me njolla, vrima, rrudha.
Sallata jeshile duhet ruajtur për jo më shumë se një javë që të ruajë vlerat. Asnjë prej këtyre sallatave nuk duhet ruajtur krah bananeve, mollëve dhe dardhave. Mbështilleni sallatën me një letër kuzhine ose qese me vakum, për të shmangur dehidratimin e gjetheve.
Përdorimi • Sallata jeshile mund të gatuhet edhe në avull ose kavërdiset. Mund t’i shtoni lakër të kuqe rradhiqe dhe vaj ulliri mundësisht ekstra të virgjër. • Të gjitha sallatat përdoren në panine dhe ushqime të shpejta. • Sallatat mund të përdoren edhe në lëngje të plota. Mund të përdorni fruta si luleshtrydhet, bananet dhe mangot me gjethet e sallatës fletëgjatë e t’i grini në mikser. Por mund të përdorni edhe gjethet e sallatës së zakonshme jeshile
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.