Kumbulla të thata (500 gr)

300.00 L

Përshkrim

Kumbullat janë një burim i pasur vlerash shëndetësore, vitaminash dhe mineralesh. Ato përmbajnë vitamina të rëndësishme si A, C, K, B1,B2, B3 ,B-6 dhe vitaminë E. Kumbullat përmbajnë minerale të çmuara si: kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, kalciumi dhe zinku. Ato janë burim i pasur fibrash dhe kanë pak kalori. Vlerat shëndetësore të kumbullës Kumbullat janë të mbushura me antioksidantë që janë burim i një sërë vlerash të pasura shëndetësore. Antioksidantët: Kumbullat përmbajnë vitaminë C dhe fitonutrientë. Këto përbërës kanë vlera anti oksiduese që parandalojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Substancat që gjenden tek kumbulla ofrojnë mbrojtje të yndyrnave thelbësore tek neuronet dhe membranat e qelizave kundrejt çdo sulmi që mund të shkaktohet nga stresi apo vetë proçesi i oksidimit. Diabeti: Kumbulla ka efekt anti hiperglicemik dhe ndihmon në luftimin e diabetit. Studimet kanë treguar që konsumimi i kumbullave ndihmon në reduktimin e glukozës dhe triglicerideve në gjak. Flavonoidët që gjenden tek kumbulla kanë vlera mbrojtëse kundër rezistencës së insulinës në organizëm. Sistemi kockor: Konsumimi i kumbullave të thata ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave. Flavonoidët tek kumbullat parandalojnë përkeqësimin e indeve të kockave dhe si rrjedhojë sëmundjen e osteoporozës tek femrat pas menopauzës. Falë përmbajtjes së tyre, kumbullat e thata inkurajojnë formimin e kockave, dendësinë e tyre dhe ndalojnë shkatërrimin e tyre si pasojë e mungesës së hormoneve apo plakjes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kumbulla të thata (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *