Fiq të thatë (500 gr)

300.00 L

Përshkrim

Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ato janë të pasur me potasium kalcium, magnesium, hekur si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitamin A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Rreth 100 gramë fiq të thatë kanë afërsisht rreth 249 kalori, 3.3 g proteina, 0.9 g yndyrna, 68 g karbohidrate dhe 5.6 g fibra. Ndërkohë që 100 gram fiq sezoni kanë afro: 80 kalori, 1.3g proteina, 0.3g yndyrna, 20.3g karbohidrate dhe 2.2g fibra. Fiqtë shpesh rekomandohen për të ushqyer dhe tonifikuar stomakun, pasi vepron si një laksativ natyral për shkak të nivelit të lartë të fibrave që përmban. Shumica prej nesh konsumojnë shumë sodium (kripë) që gjendet në ushqimet e përpunuara. Niveli i lartë i sodiumit mund të çojë në zvogëlim të potasit në organizëm dhe kjo mungesë balancimi mes këtyre dy mineraleve mund të çojë në probleme të hipertensionit (presioni i lartë i gjakut). Një dietë e pasur me fruta dhe zarzavate, duke përfshirë këtu dhe fiqtë e freskët, e rrit në mënyrë natyrale nivelin e potasiumit, duke ndikuar në uljen e presionit të gjakut. Duke qenë se janë të pasur dhe me shumë fibra, fiqtë janë një ushqim shumë i dobishëm për t’u përfshirë në dieta, sidomos për ata që duan të bien në peshë, duke qenë se ushqimet që janë të pasur me fibra të lenë më gjatë ndjesinë e ngopjes. Fiqtë gjithashtu përmbajnë dhe prebiotikë, që ndihmojnë bakterjet e mira që ndodhen në stomak, duke përmirësuar kështu aparatin tretës. Ato janë një frut i pasur edhe me kalcium, që është thelbësor në densitetin e kockës, duke ndihmuar veçanërisht në uljen e rrezikut ndaj osteoporozës.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Fiq të thatë (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *