Përshkrim
Farat e lulediellit janë tejet të shëndetshme dhe me shumë vlera ushqyese.
Ja se çfarë mund të bëjnë ato për ju:
1-Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e kancerit. Kjo pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i kancerit.
2-Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnesium dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.
3-Të mbajnë të qetë. Po! Magneziumi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar.
4-I japin shkëlqim fytyrës. Dhe këtë ia dedikojmë rolit të Vitaminës E, e cila lufton rrezet UV, dhe e mban lëkurën të re.
5-Lehtësojnë problemet inflamatore, si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo, sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë.
6-Vetëm një gjysëm filxhan me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake. Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës.
7-Me shijen e tyre unike, farat e lulediellit mund të jenë një produkt i shkëlqyer për t’u shtuar në dietën tuaj. Hidhini në sallatë, në kos, në sanduiç, oriz, makarona. Mundësitë janë aq të shumta sa dhe të mirat e këtyre farave të adhuruara nga dielli.
8-Përmbajnë fosfor, zink dhe minerale të tjera. Këto bëjnë të mundur që trupi të krijojë kocka dhe dhëmbë të fortë.
9-Përmbajnë shumë proteina. Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm. Bëni kujdes!
Edhe pse konsumi i farave të lulediellit ka shumë të mira, sërish duhet të bëni kujdes kur i konsumoni, pasi ato mund të përmbajnë shumë kalori. Deri në 818 kalori dhe 72 gram yndyrna. Ndonjëherë ato mund të jenë dhe të kripura, gjë që dëmton shëndetin tuaj. Gjithashtu është e rëndësishme të mos e konsumoni lëvozhgën e farës, pasi mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.