Avokado (500 gr)

525.00 L

Categories: ,

Description

Avokado shpesh krahasohet me një dardhë me shollë për shkak të lëkurës së ashpër dhe formës që ngjason me dardhën. Avokado është një burim special i karotenit. Një avokado e pjekur mirë përmban tre herë më shumë karoten se fruti i papjekur dhe i fortë. Shkencëtarët kanë zbuluar që avokado përmban të paktën 11 vitamina dhe 17 minerale duke e cilësuar atë si frutin më plotësues të nevojave ushqimore të njeriut. Avokado ka një përmbajtje të lartë vajore të vitaminave A, D dhe E. Fruti është gjithashtu i pasur me acidin oleik mono-të-pangopur dhe funksionon njëlloj si vaji i mirë i ullirit madje po fiton vëmendje në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Lëngu i avokados është shumë i shijshëm, por vlerat e tij shumëfishohen në aplikimet e jashtme në lëkurë. Lëngu i avokados është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar vlerat e vajit të lartpërmendur, që ka aftësi të larta penetruese dhe mirëbërëse në lëkurën e njeriut. Vaji i avokados është shumë i sigurt dhe nuk shkakton probleme në lëkurë. Ai përbën kurën ideale për të qetësuar lëkurat e ndjeshme. Avokado pakëson efektet e rrezeve ultra vjollcë dhe është mjaft i dobishëm nëse përdoret në locionet kundër diellit. Më poshtë do të gjeni disa receta mjaft interesante nga AgroËeb.org për të përfituar maksimalisht nga lëngu i avokados vlerat e të cilit shumëfishohen nga kombinimet në vijim.

Additional information

Weight 0.5 kg

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Avokado (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *